Programi “BE për Kujdesin Social”, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe zbatuar nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, synon forcimin e partneriteteve lokale dhe kapaciteteve për planifikimin, krijimin, zgjerimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit social në 14 bashki të Shqipërisë.
Në kuadër të këtij programi, World Vision Albania po kërkon një kompani për të kryer konsulencë mbi vlerësimin, ngritjen e kapaciteteve, mentorimin dhe mbështetjen në punë për stafin e bashkive në përdorimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik të Shërbimit të Kujdesit Shoqëror, (në bashkitë Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Durrës).
Objektivi kryesor është të sigurohet që Regjistri Kombëtar Elektronik i Shërbimit të Kujdesit Shoqëror po përdoret me efektivitet nga njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat rajonale të shërbimeve sociale shtetërore.
Kompania e përzgjedhur do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 14 bashkitë e përmendura, si dhe do të ofrojë rekomandime për forcimin dhe zgjerimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit (MIS) për shërbimet e kujdesit social si pjesë e MIS-it për mbrojtjen sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
Për më shumë informacion, ju lutem të lexoni me kujdes TOR bashkëlidhur.
Të gjithë te interesuarit duhët të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Subject: EU4SocialCare Programme
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( per ata qe janë persona Fizik)
Kandidatët e interesuar më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision Albania, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre së bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit: vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit të Shprehjeve të Interesit është data 2 Tetor 2024
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.