World Vision Albania, rishpall thirrjen e hapur drejtuar subjekteve në fushën e Agrobiznesit. Kjo thirrje synon të identifikojë ato biznese që janë të interesuar për të marrë pjesë në tenderin që do të hapet për blerjen e “Ushqimit të koncentruar për lopë dhe dhi”, si dhe për blerjen e “Enëve të qumështit për mjelje, ruajtje dhe përpunim”.
Informacion mbi Shprehjen e Interesit:
Nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin Shprehjen e tyre të Interesit për pjesëmarrje në Tender, duke dërguar informacionin për sa vijon:
• Emrin e Kompanisë
• Personin e kontaktit
• Adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit
Mënyra e Shfaqjes së Interesit
Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm me email në adresën: vangjel_kojku@wvi.org
Afati i Shprehjes për Interes:
Të gjitha Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen deri më dt. 2 Shtator 2024.
Hapat e ardhshëm:
Pas marrjes së Shprehjeve të Interesit, palët e interesuara do të ftohen të marrin pjesë në procesin formal të Tenderit.
Ftesat për pjesëmarrje në Tender do ju dërgohen në mënyrë elektronike përmes sistemit të World Vision Albania, ku do të ftoheni të paraqisni ofertat tuaja financiare dhe teknike.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.