Thirrje e hapur_Drejtuar operatorëve ekonomikë/ bizneseve që ofrojnë shërbimin “Transport udhëtarësh” për qarkun e Elbasanit

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur”, World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar operatorëve ekonomikë/ bizneseve që ofrojnë shërbimin “Transport udhëtarësh” për qarkun e Elbasanit.

Me anë të kësaj thirrjeje, WVA synon të identifikojë biznese për të ofruar shërbimin e transport udhëtarësh për qarkun e Elbasanit me synimin për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me biznesin që do të shpallet fitues kryesisht për mjetet 4+1, por gjatë kohës së projektit do të jetë nevoja për shërbim transporti deri në 20+1 vendesh.

Të gjithë bizneset e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
• Email për shprehje interesi
• Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT

Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

1. Vetëm në adresën e emaili oltion_subashi@wvi.org
2. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 17 Nentor 2024.