Në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” të financuar nga Bashkimi Evropian, organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen drejtuar ekspertëve/studiove të ekspertëve.
Me anë të kësaj thirrjeje, World Vision Albania synon të identifikoje ekspertë/grup ekspertësh, për të ofruar shërbimin: Zhvillimi dhe ofrimi një kurrikule trajnimi për gratë dhe vajzat e cenueshme, duke përfshirë ato që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore (GBV), duke u fokusuar në: mikrofinancat, ndërtimin e një plani të thjeshtë biznesi dhe aksesin në ekonominë e tregut.
Ky shërbim është i lidhur me projektin “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” që zbatohet në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.
World Vision synon të nënshkruaje një kontratë 3-mujore me fituesin për këtë shërbim.
Të gjithë subjektet e interesuara duhwt të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT (nëse disponojnë)
Subjektet e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit oltion_subashi@wvi.org
- Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 27 Mars 2025
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.