World Vision Albania në mënyrë të rregullt mbështet kampe verore të organizuara nga organizata ose institucione në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Këto kampe organizohen për kategori të ndryshme të fëmijëve të cënueshëm dhe synojnë të kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.
Duke i konsideruar kampet verore si një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve, mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë modele pozitive sociale dhe psiko- edukuese, WVA edhe për vitin 2024 është e gatshme për të kontraktuar organizata, fondacione, institucione apo ofrues të ndryshëm shërbimi të cilat organizojnë kampe verore me fjetje sipas kritereve të përcaktuara nga WVA.
WVA kualifikon si kampe verore ( me fjetje) realizimin e një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative të zhvilluara në një kuadër kohor që shkon 5 ditë njëra pas tjetrës (Hënë-Premte), 4 netë fjetje dhe me përfshirjen minimalisht të fëmijëve në 38 orë program (aktivitete mësimore dhe argëtuese) gjatë gjithë kampit .
Shënime të rëndësishme:
- Bizneset që plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për preselektim do të vlerësohen nga Komiteti i Prokurimit i WVA dhe nëse përmbushin kriteret do të konsiderohen pjesë e listës së bizneseve me të cilët organizata mund të punojë gjithmonë.
- Vetëm për pyetje kontaktoni në adresën e emailit: oltion_subashi@wvi.org ose numrin e telefonit: +355692975778
- Vendimi nga WVA për kontraktimin e kompanisë apo subjektit fitues do të merret bazuar në dokumentet e kërkuara për preselektim si dhe ajo e ofertës financiare
- Të gjitha kompanitë dhe subjektet e interesuara të shprehin interesin brenda datës 24 Mars 2025, duke dërguar email tek adresa: oltion_subashi@wvi.org.
Rreth World Vision
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej më shumë se 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Gjatë këtij çerek shekulli, ne kemi ndikuar pozitivisht në jetën e 167 809 personave, prej të cilëve 121 411 fëmijë dhe të rinj. Projektet dhe programet tona janë zbatuar në 31 bashki të Shqipërisë, me një presence të theksuar në zonat e programit Dibër, Durrës, Elbasan, Korçë, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.
Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.