Thirrje e Hapur për “Mjek Pune”

Organizata World Vision Albania fton të gjithë të kandidatët e diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin tenderues për “Mjek Pune”.

Ky shërbim synon të ofrojë mbështetje të plotë shëndetësore për punonjësit, duke përfshirë kontrollet mjekësore rutinë, ndihmën mjekësore urgjente dhe konsultimet shëndetësore. Duke pasur një mjek të dedikuar, World Vision synon të promovojë një mjedis pune të shëndetshëm, të përmirësojë mirëqenien e punonjësve dhe të sigurojë ndërhyrje mjekësore në kohë, kur është e nevojshme. Këto kontrata shërbimi do të jenë të disponueshme për një periudhë prej 36 muajsh (tre vjet). 

Të gjithë personat/subjektet e interesuar, për t’u bërë pjesë e procesit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Email për shprehje interesi me titull “Shprehje Interesi – Mjek Pune“.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

1 Vetëm në adresën e emaili vangjel_kojku@wvi.org

2 Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 2 Shkurt 2025

Për më shumë detaje mbi kriteret dhe procedurën e aplikimit, ju lutemi t’i referoheni TOR në dokumentin bashkëlidhur.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.