Thirrje e Hapur: Kërkohet agjenci konsulence ose ekspert/grup ekspertësh, për hartimin e një Udhëzuesi për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendor Rinor

World Vision Albania ka një eksperiencë shumë të pasur në punen me të rinjtë, aftësimin dhe fuqizimin e tyre. Përveç kurrikulave të konsoliduara, lidhur me qytetarinë aktive, advokacinë dhe ndërmarrjen e nismave në komunitete, aftësitë për t’iu qasur tregut të punës dhe ndryshimet klimatike, ne punojmë vazhdimisht në fuqizimin e të rinjve për të rritur përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në struktura lokale formale dhe jo formale. Një ndër këto struktura është edhe Këshilli Rinor Vendor në Bashki. Në këtë kornizë ndërhyrjeje e në bashkëpunim të vazhduar me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët si dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, World Vision Albania do të mbështesë nëpërmjet kësaj konsulence hartimin e Manualit dhe Udhëzuesit Operacional për Ngritjen dhe Funksionimin e KVR-ve, si dhe hartimin e një Udhëzuesi Orientues për të Rinjtë dhe Këshillat Vendor Rinor mbi procesin dhe mënyrat e përfshirjes në qeverisjen lokale dhe procesin e anëtarësimit në BE. Roli i të Rinjve dhe Punonjësve për të Rinjtë në Bashki.  

Konkretisht kërkohet konsulencë për hartimin:

  1. Manual dhe Udhëzues për Ngritjen dhe Funksionimin e Këshillave Vendor Rinor. 
  1. Manual Orientues për të Rinjtë dhe Këshillat Vendor Rinor pranë Bashkive mbi procesin dhe mënyrat e përfshirjes në qeverisjen lokale dhe procesin e anëtarësimit në BE. Roli i të Rinjve dhe Punonjësit për Rininë në Bashki.  

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesën e interesit në adresën vangjel_kojku@wvi.org   deri më datën 24 Qershor  2024.

Këshillat Rinor Vendor  janë një strukturë rinore me potencial për të advokuar drejtpërdrejt për çështje që shqetësojnë dhe përmirësojnë jetën e të rinjve.  

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe World Vision Albania kërkon të informojë, trajnojë dhe fuqizojë të rinjtë nëpërmjet manualeve dhe udhëzuesve dedikuar strukturës së KVR-ve dhe orientimin në gjuhë të përshtatur mbi procesin dhe mënyrat e përfshirjes në qeverisjen lokale dhe procesin e anëtarësimit në BE, me synimin që të rritet përfshirja dhe përshtatja e të Rinjve dhe KVR-ve me këto koncepte.