Thirrje e Hapur: Kërkohet Agjenci Konsulence/Ekspert për hartimin e moduleve të trajnimit mbi KAPITULLIN 27 të BE-së

World Vision Albania, ka një eksperiencë shumë të pasur në punën me të rinjtë, aftësimin dhe fuqizimin e tyre. Krahas ndërhyrjeve të tjera, ne punojmë vazhdimisht në sigurimin e informacioneve dhe ndërtimin e aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve në çështje sensitive, që identifikohen si problematike për proceset aktuale të zhvillimit. Ndryshimet klimatike dhe problemet që lidhen me të, janë çështje interesi për World Vision Albania, për të kontribuar në angazhimin e të rinjve dhe përgjigjen komunitare për mbrojtjen e mjedisit dhe aspekteve specifike të menaxhimit të tij.

Në këtë kuadër, WVA kërkon të informojë dhe trajnojë të rinjtë me gjuhë të thjeshtuar dhe të përshtatur mbi Kapitullin 27 të BE-së “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”. 

Konkretisht, WVA po kërkon konsulencë për: Hartimin e moduleve të trajnimit mbi KAPITULLIN 27 të BE-së, “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” dhe konceptin e ekonomisë qarkulluese, në gjuhë të përshtatur dhe miqësore për të rinj dhe prindër, si dhe ofrimin e trajnimit për trajnerë dhe mbështetje teknike në identifikim e nismave që parandalojnë dhe reduktojnë efektet negative të ndryshimeve klimatike. Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesën e interesit në adresën vangjel_kojku@wvi.org   deri më datën 24 Qershor  2024.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe interesin tuaj!