Thirrje e hapur/ Kërkohen biznese që operojnë në fushën e e “Prodhimit të materialeve të branduara”

Organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen drejtuar bizneseve që operojnë në fushën e “Prodhimit të materialeve të branduara”.

Me anë të kësaj thirrjeje synohet të identifikohen biznese që ofrojnë prodhim të produkteve të branduara si: Bluza, çanta, stilolapsa, USB dhe produkte të tjera të ngjashme.

Ky shërbim është i lidhur me projektin “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit. 

WVA synon të nënshkruaje një kontratë 2-vjeçare me biznesin fitues për këtë shërbim. 

Të gjithë bizneset e interesuar duhët të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT

Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit oltion_subashi@wvi.org  
  2. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 19 Shtator 2024

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

Suksese.