Ne kuadër të Projektit “Fuqizimi i familjeve përmes blegtorisë: Një udhëtim shprese dhe prosperiteti”, World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar subjekteve në fushën e prodhimit dhe tregtimit të materialeve të ndertimit.
WVA synon të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me subjektin fitues, për të mbështetur në vijim gjithë nevojat e këtij projekti.
Informacion mbi Shprehjen e Interesit:
Shprehja e interesit u drejtohet në mënyrë të veçantë bizneseve në zonën e Durrësit që tregtojnë “Materiale Ndertimi”, dhe sigurojnë transportin e tyre në zonën e projektit (Sukth, Katund i Ri)
Nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin Shprehjen e tyre të Interesit për pjesëmarrje në Tender, duke dërguar informacionin për sa vijon:
• Emrin e Kompanisë
• Personin e kontaktit
• Adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit
Bashkëlidhur lista e artikujve që do të tenderohen.
Mënyra e Shfaqjes së Interesit
Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen me subjektin “Shpreje Interesi-Tregtim materialesh ndërtimi“
Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm me email në adresën: vangjel_kojku@wvi.org
Afati i Shprehjes për Interes:
Të gjitha Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen deri më dt. 14 Mars 2025.
Hapat e ardhshëm:
Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.