Në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” të financuar nga Bashkimi Evropian, organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen drejtuar ekspertëve/studiove në fushën e “Videos Production”.
Me anë të kësaj thirrjeje, World Vision Albania synon të identifikoje ekspertë/ studio, për të ofruar shërbimin për realizimin e “Tre videove që kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore“.
Ky shërbim është i lidhur me projektin “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” që zbatohet në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.
WVA synon të nënshkruaje një kontratë 2-vjeçare me biznesin fitues për këtë sherbim.
Të gjithë bizneset e interesuar duhët të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT
Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 18 Shtator 2024
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.