Thirrja e hapur/ Kërkohet “Shërbim TAXI” për zonën e Tiranës

Organizata World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar operatorevë ekonomikë/kompanive që ofrojnë shërbimin “Shërbim TAXI” për zonën e Tiranës. 

Me anë të kësaj thirrjeje, WVA synon të identifikojë subjekte që ofrojnë shërbim taxi për zonën e Tiranës, me synimin për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me kompaninë që do të shpallet fituese për këtë shërbim.

Të gjithë bizneset e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
• Email për shprehje interesi
• Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT

Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

1 Vetëm në adresën e emailit: vangjel_kojku@wvi.org

2 Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 21 Dhjetor 2024.


Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.