World Vision Albania (WVA), në kuadër të rinovimit të flotës së automjeteve, shpall hapjen e procedurës për Shprehje Interesi për pjesëmarrje në ankandin për shitjen e 3 automjeteve.
Automjetet që do të dalin në shitje janë si më poshtë:
• Nissan Qashqai, viti i prodhimit 2015
• Dacia Duster, viti i prodhimit 2017
• Dacia Duster, viti i prodhimit 2017
Dokumentacioni i detajuar teknik, gjendja aktuale e automjeteve, si dhe fotografitë përkatëse do të vihen në dispozicion të palëve të interesuara në momentin e hapjes së ankandit.
Afati për dorëzimin e Shprehjeve të Interesit është deri më 07 Gusht 2026.
Subjektet apo individët e interesuar janë të lutur të paraqesin Shprehjen e tyre të Interesit nëpërmjet postës elektronike në adresën: procurement_albania@wvi.org, duke specifikuar në subjekt:
“Shprehje Interesi për pjesëmarrje në ankand – WVA”.
Pas përfundimit të fazës së shprehjes së interesit, të gjithë aplikantët e kualifikuar do të ftohen të marrin pjesë në procesin e ankandit përmes platformës elektronike COUPA, ku do të kenë mundësinë të paraqesin ofertat e tyre financiare në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Ky proces do të zhvillohet në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe barazisë për të gjithë palët dhe individët e interesuar.