Në Afganistan miliona jetë në rrezik dhe kanë nevojë për ndihmë humanitare, si pasojë e konfliktit të tejzgjatur, por edhe prej thatësirës.
Thatësira që ka përfshirë këtë vend prej Tetorit të vitit 2017, ka prekur mbi 20 provinca ku bujqësia është burimi kryesor i jetesës për thuajse 15 milion njerëz.
Sot jeta e mbi 2 million njerëzve është e cënuar në mënyrë kritike si pasojë e thatësirës.
Ndërsa thatësira vijon, shkalla e kequshqyerjes në këto provinca është rritur. Tek fëmijët nën moshën 5-vjeçare, situata e kequshqyerjes është më e rëndë dhe pritet të përkeqësohet, pasi rastet janë më të vështira për t’u trajtuar dhe kanë nevojë për trajtim të zgjatur në kohë.
Në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave në rritje të krizës humanitare Grupi i Deklarimit të Fatkeqësive ka rekomanduar rikategorizimin e emergjencës në këtë vend si Cat III, në shkallë kombëtare.
Prej Prilli të vitit 2018 World Vision Afghanistan njihet si aktori i rëndësishëm humanitar në pjesën perëndimore të Afganistanit të prekur nga thatësira. Duke iu përgjigjur nevojave jetike të popullsisë që janë prekur nga thatësira në ndihma në ushqim, shërbime shëndetësore të integruara, ujë të pijshëm dhe shërbime sanitare dhe higjene.
Për të zbatuar një përgjigje multisektoriale ndaj thatësirës nevojiten 15 milionë dollarë, që do të shkojnë për nevojat urgjente të fëmijëve më vulnerabël dhe familjet e tyre, që janë duke u përballur me thatësirën apo që janë zhvendosur për shkak të saj nga vendi i tyre i origjinës.