Telegrafi – Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

World Vision in Kosovo

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij përfaqësues të organizatës World Vision. Në këtë takim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës World Vision u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i ndërsjelltë i të dyja palëve në zbatimin e strategjive kombëtare që kanë në fokus te rinjtë. Ministri Gashi, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ai tha se ky bashkëpunim do të zgjasë për një periudhë pesë vjeçare dhe do konsistojë në zbatimin e disa projekteve në fushën e Fuqizimit të të Rinjve dhe Zhvillimit Ekonomik”.

https://telegrafi.com/ministri-gashi-fuqizimi-rinise-fokusi-yne/