Projekti “Të rinjtë për të drejtat e Njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga World Vision dhe SEEYN do të angazhojë rreth 1900 të rinj në 19 zona të Shqipërisë për 9 muaj. Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor znj. Eljona Boçe Elmazi ka firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit me 9 organizata të shoqërisë civile, që kanë në fokus fuqizimin e të rinjve. Për zbatimin e këtyre projekteve do të akordohen 180.000 mijë euro.