Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, të rinjtë e Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin vijnë me një video-mesazh me qëllim për të ndërgjegjësuar komunitetin për t’i thënë “ndal dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Kjo iniciativë e Gledias, Ergit, Salit, Vesës, Vanesës dhe Aleksjozefit shënon edhe nisjen e fushatës botërore të 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Që prej hapjes së saj në tetor të vitit 2023, 13 vajza dhe gra, viktima të dhunës në familje, kanë marrë shërbime të dedikuara si dhe mbështetje shëndetësore e Ligjore, nga Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin. Ndërkohë, 98 vajza dhe djem janë mbështetur me trajnime dhe programe për aftësimin për jetën.
Këto aktivitete janë pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e UNDP Shqipëri, financuar nga USAID dhe zbatuar në partneritet me Bashkinë Kurbin dhe organizatën World Vision Albania.