Bashkëpunimi, koordinimi i ndërhyrjeve, si edhe vullneti e dëshira për të kontribuar mbeten shprehje e angazhimit që World Vision Albania ka marrë përkundrejt të rinjve dhe arritjes së mirëqenies së tyre.
Për të siguruar garantimin e llogaridhënies së ndërsjelltë dhe mbajtjen e palëve përgjegjëse për zbatimin e vendimeve të dakordësuara më herët me të rinjtë, World Vision Albania së bashku me Unicef Albania mbështeti Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në realizimin e takimit të vlerësimit dhe monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.
Përgjatë takimit, të rinjtë patën mundësinë të diskutonin mbi arritjet dhe impaktin që Strategjia Kombëtare e Rinisë #SKR29 ka patur në jetën e tyre deri më tani. Njëkohësisht pjesëmarrësit mundën të rrihnin mendime mbi veprimet që duhen ndërmarrë në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ishin edhe të rinj nga grupet rinore IMPACT Clubs, të cilët janë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillave Vendorë Rinorë në bashkitë ku ata jetojnë.
“Rinia vlerëson” mirëpriti 140 të rinj pjesëmarrës nga 59 Këshilla Vendorë Rinorë të vendit.