EU Anti-Trafficking Day – Nën sloganin “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, u mbajt sot në Shkodër eventi lançues ndërgjegjësues në kuadër të Muajit Antitrafik, organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Rrjeti URAT.
World Vision Albania si pjesë e Rrjetit URAT iu bashkua aktivitetit që bëri bashkë të rinj, mësues, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile, në kuadër të fushatës kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.
Me mesazhin “Të dëgjoj! Të besoj!”, rivitalizimi i Linjës Kombëtare falas për denoncimin e rasteve të trafikimit 116 006 është në zemër të kësaj fushate.
Bashkë mund ta parandalojmë trafikimin e qenieve njerëzore!