Ç’kemi ! Emri im është Suelv, jam 14 vjeç nga Shqipëria! Unë jetoj në qytetin bregdetar të Vlorës. Unë dua të flas për dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve, sidomos atë fizike, psikologjike dhe dhunën verbale. Do të doja të theksoja rëndësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve për të sjellë ndryshim në përmirësimin e jetës së tyre dhe veçanërisht fuqizimin e vajzave.
Dhënia fund e dhunës ndaj fëmijëve
Unë dhe shokët e mi jemi të angazhuar në shumë aktivitete, si trajnime dhe fushata për të parandaluar format e ndryshme të dhunës, që përfshijnë atë fizike, psikologjike dhe dhunën verbale.
Ne kemi bërë shumë përpjekje dhe kemi marrë përsipër nisma, të cilat në shumicën e rasteve kanë qenë të sukseshme për t’i dhënë fund dhunës. Disa prej tyre janë:
– Takime me mësues, prindër dhe psikologë për të folur rreth formave të ndryshme të dhunës që ndodhin në shkolla.
-Takime me prindër dhe psikologë për të folur me to rreth dhunës në komunitet. Në këto takime prindërit, fëmijët dhe psikologët kanë dhënë mendimet e tyre se çfarë duhet të bëjmë, për të parandaluar format e ndryshme të dhunës.
Në shkollën tonë gjatë aktiviteteve jashtë shkollore, ne kemi shfaqur video me mesazhe të pasojave të dhunës dhe kemi bërë të njëjtën gjë me prindërit dhe mësuesit tanë. Ne kemi arritur të marrrim rezultate të mrekullueshme për rrjedhojë nivelet e dhunës janë ulur shumë.
Një nga arritjet më të mëdha ishte rekomandimi që ne i dërguam qeverisë për të riforcuar ligjin që ndëshkon njerëzit që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Kjo qe një eksperiencë e mrekullueshme, ashtu siç qe e mrekullueshme të shihje prindër, fëmijë dhe mësues pas kaq shumë aktivitetesh të bëheshin më të vetëdijshëm për rrjedhojat e përdorimit të çdo lloj shfaqjeje të dhunës.
Fëmijët e tashmja dhe e ardhmja
Unë mendoj se fëmijët duhet të përfshihen në vendimarrje për çështje që janë të rëndësishme për ne, sepse ne kemi një vullnet të fortë për të marrë pjesë dhe duam që mendimi dhe zëri ynë të dëgjohet. Në rastin tim, mund të them se kam qenë pjesë e një procesi të rëndësishëm vendimarrjeje në shkollën time, në familje dhe komunitet. Jam krenar për kontributet e mia.
Për këtë, ne u kemi kërkuar të rriturve për të na mbështetur duke na dhënë hapësira dhe mundësi për të ngritur zërin.
Unë kam një histori për të ndarë. Është për një djalë që njoh rreth moshës time dhe që është i turpshëm. Ai pëlqen të lexojë novela dhe libra fantastiko-shkencorë dhe i pëlqen të jetë i mbyllur në botën e tij imagjinare. Historia e tij filloi gjatë javës sportive në shkollën tonë, ku çdokush pati një detyrë dhe një skuadër, përveç tij. Ai nuk ishte shumë i dhënë pas sporteve, kështu që kur loja filloi, të gjithë filluan të talleshin me të për shkak të mungesës së aftësive të tij në sporte. Ajo që filloi si një shaka, përfundoi në bullizëm të përditshëm. Filluan ta tallnin me nofka ashpra. Ky ishte momenti kur ne menduam se duhet të bënim diçka për ta ndaluar këtë gjë. Grupi jonë vendosi ta ftonte atë në takimet tona dhe së bashku ndamë kujtimet, mendimet, idetë tona. E mirëpritëm atë që të ishte pjesë e grupit. Ne bëmë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi rreth ngacmimeve në shkollën tonë duke i treguar çdokujt pasojat që kjo gjë lë. Më pas ne bëmë bisedat me fokus-grupet në klasa të ndryshme, për t’i ndihmuar të kuptojnë sesi dikush që vuan nga talljet mund të ndihet.
Ne jemi të lumur që kemi parë përmirësime që prej asaj kohe. Djali është më i afrueshëm, ka shumë shokë dhe është i qeshur gjatë gjithë kohës. Ne kemi akoma punë për të bërë! Ne e dimë, por një hap sado i vogël, ka rëndësi.
Pjesëmarrja e vajzave dhe fuqizimi
Sipas mendimit tim, diskriminimi ndaj vajzave është i padrejtë. Vajzat duhet të kenë mundësi të barabarta, të kenë të njëjtin edukim si djemtë dhe të jenë të respektuara, njësoj si ata. Në gruper tona të mbrojtjes, kemi të njëjtin numër vajzash dhe djemsh dhe të gjithë kanë të njëjtat mundësi. Zërat e tyre dëgjohen gjithmonë dhe merren në konsideratë. Me vajza të shkolluara dhe edukuara, ne do të kemi një shoqëri më të qytetëruar.
*Shkrimi i Suelvit është botuar në faqen World Vision International