Shtëpia e shpresës
Selma, 4- vjeçare, ka lindur me një qese uji në kokë dhe probleme në shtyllën kurrizore. Ajo nuk ka mundur kurrë të ecë. Ndonëse ka pasur gjithmonë nevojë për seanca fizioterapie ajo shumë rrallë ka mundu ti kryejë ato. E vogla, jetonte me prindërit në një fshat të largët të Librazhdit. Shtëpia e tyre ka vetëm një dhomë. Është një orë larg qendrës së Librazhdit, ku edhe ndodhet qendra e shërbimeve të specializuara. E ëma, Lindita, 28 vjeçe tregon:”Jam torturuar vetë dhe kam torturuar vajzën duke e mbajtur në krahë poshtë e lart nëpër furgona. Mos të flas pastaj sa lekë duheshin. Lekë që unë dhe burri nuk I kishim”.
Rasti i Selmës u bë publik pak kohë më parë, kur ajo u regjistrua në programin social Tungjatjetra të organizatës World Vision. Bashkë me Arlinda Caushollin, publicisten e njohur, ne e vizituam Selmën në shtëpinë e saj. Të prekur nga gjendja shëndetësore e të voglës por edhe gjendjes së mjeruar ekonomike të familjes, World Vision mundësoi vizitën e saj tek një specialist i fushës dhe për Selmën u përgatit një karrige e posaçme me rrota, enkas për fizikun dhe masën e saj. Ndërkaq, punonjësit e aeroportit Nënë Tereza, kontribuan nga të ardhurat personale që Selma dhe familja e saj të ketë një banesë në qendër të qytetit të Librazhdit si dhe një paketë ushqimore, cdo muaj për 1 vit. Prej pak ditësh ata janë shpërngulur në shtëpinë e re, nga ku Selma mund të shkojë rregullisht në fizioterapi sepse e ka vetëm 5 minuta larg.
“Ku paskam qenë. Shtëpia është shumë e rehatshme. I kam të gjitha brenda. Më pare më shkonin gjithë lekët që merrja nga asistenca e gocës shpenzime lart e poshtë për ta sjellë në qendër. Tani kam shumë shpresë për gocën”- thotë Lindita.
Selma 4-vjeçare është më e gëzuar se kurrë. “Mami, tani e kemi shtëpinë këtu dhe unë do shkoj cdo ditë tek qendra që të shërohem”- thotë ajo, ndërsa të dyja na përshëndesin nga dera e shtëpisë së re që, për ato është shtëpia e shpresës.
Sot, edhe ti mund të shpëtosh një jetë!
Si mund të Dhurosh?
RAIFFEISEN BANK
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro