Banorët e “Unazës së Re” po protestojnë këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është dita e 18 e protestës së tyre kundër projektit të “Unazës së Re”, që parashikon prishjen e banesave të tyre. Ndonëse qeveria njoftoi se banesat do të prishen vetëm pasi të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet, banorët e “Unazës së Re” shfaqen ende të revoltuar. Vendosja e kordonit të sigurisë përreth Parlamentit nga ana e policisë, duket se nuk po shërben për të shmangur revoltën e qytetarëve.
http://shqiptarja.com/lajm/unaza-e-re-banorwt-e-prekur-nga-projekti-protestw-pwrpara-parlamentit