Shqiptarja.com – Vrau në moshën 15-vjeçare. Plagoset me granatë në lokalin e tij Albert Alterziu, dyshohet për hakmarrje

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari. Ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrjeje, kjo pasi 32-vjeçari në moshë minorene ka qënë i dënuar për një vrasje. Ngjarja daton në vitin 2001, kur Alterziu në moshën 15-vjecare, ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene. Ndërkohë, Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit.

http://shqiptarja.com/lajm/elbasan-granate-ne-nje-lokal-gjate-nates-plagoset-rende-pronari?r=kh1