Pak ditë më parë rasti i Rozina Kurtit nga fshati “Drita” në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, mori vëmendjen e të gjithëve pasi u dërgua me helikopter drejt Tiranës për të lindur fëmijën e saj të tetë. Skamja në familjen Kurti të fshatit “Drita” është ulur këmbëkryq, ndërsa tashmë i është shtuar një pjestar i ri i cili ka nevojë të ketë kushte më të mira, pasi aktualisht ata jetojnë në një ambient i cili është tërësisht i rrënuar. Ndërsa 8 fëmijët e saj janë thuajse të zbathur dhe po përballen me këto ditë të ftohta dimri.