Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa. Gega e cila është edhe ambasadore e World Vision, regjistroi kohën 9’27”73. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare të këtij edicioni.
http://shqiptarja.com/lajm/videoluiza-gega-triumfon-me-medalje-ari-ne-lojrat-mesdhetare