Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin në ditën e katërt duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pas marshimit nga fakultetet. Ndërkohë që protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë ngë Elbasani, Durrësi dhe Shkodra. Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit. Protesta ka sjellë bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.