Në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të roamingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.