Sot nis viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë. Rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit. Edhe këtë vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7. Nga ana tjetër rreth 10 mije të rinj vendosën të largohen për të ndjekur studimet universitetare jashtë Shqipërisë.