Përdorimi gjithnjë e më tepër i teknologjisë po shkakton tek brezat e rinj problem në shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve të tyre. Është ky paralajmërimi që vjen nga ekspertja e komunikimit Voltiza Prendi, e cila shpjegoi se si fëmijët sot në Shqipëri kanë një pasivitet në mënyrën e të shprehurit dhe të socializimit me bashkëmoshatarët e tyre.