Shqiptarja.com – Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar

manstirliu

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar. Në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar drejtuar nga Ministrja Manastirliu, u diskutua mbi aksionet konkrete në rrëzimin e barrierave për personat me aftësi të kufizuar. Ajo i bëri thirrje edhe ministrive dhe institucioneve të tjera t’i bashkohen aksionit kombëtar për rritjen e aksesueshmërisë.

http://shqiptarja.com/lajm/manastirliu-aksion-kombetar-per-aksesueshmerine-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar