Shqiptarja.com – Gjashtë motrat jetime, Rama: Tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e prezantuar në emisionin ‘Opinion’, të martën në darkë, për gjashtë motrat e mbetura jetime pas vdekjes së prindërve në Kukës. Në fshatin Surrej, rreth 1 orë larg qytetit të Kukësit, jetojnë për momentin 6 motra që kanë mbetur jetime. Fati i mori babain 6 vite me pare dhe nënën përpara 3 muajsh. Që nga ajo ditë këto vajza jetime humbën kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar dhe mundësinë për të jetuar një jete normale.

http://shqiptarja.com/lajm/gjashte-motrat-jetime-rama-tragjedi-me-permasa-te-jashtezakonshme