Shqiptarja.com – Çerdhe e re në Berat për fëmijët romë, Manastirliu: Të riaplikojmë modele të mira integrimi në të gjithë vendin

manastirliu

60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve të komunitetit rom dhe egjiptian kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte më dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në këtë qytet. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin, deputetë, përfaqësues të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve vendore, prindër të fëmijëve, etj. Duke u ndalur te zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve, Ministrja theksoi se qeveria shqiptare ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës, aksesin në shërbime së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, si edhe nxitjen e dialogut ndërkulturor.

http://shqiptarja.com/lajm/cerdhe-e-re-ne-berat-per-femijet-rome-manastirliu-te-rieplikojme-modele-te-mira-integrimi-ne-te-gjithe-vendin