“Shprehje Interesi – Produkte Ushqimore dhe Higjienike”

Organizata World Vision Albania, bazuar në aktivitetin e saj në ndihmë të komuniteteve, shkollave dhe më gjerë, shpall të hapur thirrjen për identifikimin e bizneseve të interesuara, me aktivitet në fushën e supermarketeve, kryesisht për paketat ushqimore dhe higjienike.

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

– Email për shprehje interesi me subjekt “Shprehje Interesi – Produkte Ushqimore dhe Higjienike”.

– Çertifikatë Regjistrimi (NIPT)

Afati për shprehjen e interesit është data 20 Shkurt 2025. Aplikimet pas kësaj date nuk janë të vlefshme.

Aplikimet duhet të dorëzohennë adresën e emaili: oltion_subashi@wvi.org

Te gjithë bizneset e interesuara do të ftohen të dorezojnë dokumentet e kërkuara si dhe ofertën financiare, në platformën COUPA.

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.