Shprehje Interesi/ Kërkohet ekspert/eksperte për informimin e të rinjve mbi integrimin në BE

Organizata World Vision Albania (WVA), në kuadër të projektit “KODI RINIA”, që zbatohet në bashkinë Durrës, kërkon të kontraktojë një ekspert/grup ekspertësh që të ofrojnë konsulencë dhe mentorim për të rinjtë përfitues të projektit, me fokus mbi integrimin në Bashkimin Evropian.

Më konkretisht kërkohet:

1.    Hartimi dhe zhvillimi i 5 moduleve/workshop-eve edukative/informuese mbi integrimin në Bashkimin Evropian dhe programet që synojnë përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve. Të rinjtë do të njihen me mundësitë që BE ofron për zhvillimin e karrierës, studimet dhe punësimin, duke shqyrtuar skemat si Erasmus+, ESC, IPA, etj., për zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim. Ky shërbim pritet të ofrohet gjatë muajve Shkurt-Mars 2026.

2.    Zhvillimi i një sesioni simulues të një procesi vendimmarrës në BE, për të forcuar të kuptuarit dhe përfshirjen aktive të të rinjve. Ky sesion do të lejojë të rinjtë të përjetojnë një proces demokratik të politikëbërjes brenda BE-së, duke kuptuar sesi hartohen vendimet dhe si mund të ndikojnë aktivisht në integrimin e Shqipërisë. Ky shërbim pritet të ofrohet brenda muajit Prill 2026.

3.    Hartimi i moduleve dhe organizimi i 4 workshop-eve për orientim në karrierë dhe këshillim mbi mundësitë për punësim apo vetëpunësim në sektorë të ndryshëm. Këto workshope do të ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë se si të strukturojnë rrugën e tyre profesionale, të përgatiten për intervista pune dhe të prezantojnë veten tek punëdhënësit. Ky shërbim pritet të ofrohet brenda muajit Prill 2026.

4.    Ofrimi i mentorimit individual për 50 të rinj, konsultime dhe rekomandime të personalizuara pas trajnimeve/workshopeve për të ndihmuar të rinjtë të hartojnë strategji dhe plane konkrete për punësim ose sipërmarrje. Ky shërbim pritet të ofrohet gjatë muajve Maj-Qershor 2026.

5.    Identifikimi i të rinjve me ide apo iniciativa dhe orientimi i tyre drejt skemave të mbështetjes institucionale, financiare apo teknike (lokale ose ndërkombëtare). Ky aktivitet do të identifikojë të rinjtë me ide inovative dhe do t’i drejtojë ata drejt fondeve mbështetëse ose skemave të BE-së për zhvillim të bizneseve të reja. Ky shërbim pritet të ofrohet brenda muajit Qershor 2026.

Për këtë shërbim WVA synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 6-mujore, me Subjekte  të interesuar.  

Për më shumë lutem lexoni ToR bashkëlidhur. 

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • E-mail për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesi – Konsulence_KODI RINIA
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)

Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e e-mailit: jurgen_hamolli@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit të shprehjeve te interesit është data 28 Janar 2026