Të gjesh forcën për t’u ringritur

You are here

  • 04-08-22 |

Të gjesh forcën për t’u ringritur

Që në moshë të re, Zefi vendosi të emigrojë në Greqi në kërkim të një jete më të mirë. Pas 12 viteve punë në vendin fqinj, pak vite më parë ai u rikthye përfundimisht në Shqipëri.

Nga Mirdita ku jetonte me familjen, djaloshi i ri dhe energjik u zhvendos në Thumanë, ku investoi gjithë të ardhurat e fituara në emigrim. Kur dukej se ishte stabilizuar dhe gjërat po shkonin mirë, papritur banesa ku kishte investuar mundin e gjithë këtyre viteve u shkatërrua në vetëm një ditë. Fatmirësisht asnjë nga anëtarët e familjes nuk u lëndua.

“U riktheva në Shqipëri me dëshirën për të mos u larguar kurrë. Investova gjithçka në Thumanë. Por një ditë, sa hap e mbyll sytë, humba gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019,”- na tregon 34 vjeçari.

Që prej atij momenti, Zefi jeton në kontenierë bashkë me familjen; bashkëshortën, 3 fëmijët dhe 2 prindërit. Shtëpia e mëparshme, edhe pse ndërtim i ri, u shpall e pabanueshme nga autoritetet për shkak të dëmtimeve të shumta që mori nga tërmeti. Pranë shtëpisë së vjetër, familja e Zefit ka përfituar një banesë të re nga shteti, por ata nuk janë zhvendosur ende.

Goditja ishte e fortë dhe dekurajuese, por 34-vjeçari nuk e ndali për asnjë moment punën. Ai gjeti forcën që të ringrihet, edhe pse shpesh i është dashur të përballet me vështirësi të shumta.

“Kam ngritur një fermë të vogël me 22 lopë e viça dhe 7 dhi e keca. Ne jetojmë përmes punës në bujqësi dhe blegtori. Nuk kemi të ardhura të tjera. Do bëj gjithçka që t’u krijoj mundësi fëmijëve që të shkollohen dhe të kenë një jetë më të mirë,”- shprehet fermeri nga Thumana.

Duke parë nevojën për ndihmë, por edhe potencialin për të krijuar pavarësi ekonomike, familja e 34-vjeçarit po mbështetet në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”.

“Ka qenë një ndihmë e madhe. Nga ky projekt kam përfituar dy makineri mjelëse, një mulli bluarje dhe një pompë ujitjeje. Nga 1 orë që shpenzoja më përpara, makineritë ma kanë shkurtuar në 20 minuta procesin me mjeljes së lopëve. Pompa e ujit më ndihmon të vadis parcelat, ndërsa mulliri më shërben për bluarjen e misrit. Me pak ndihmë, mund të ringrihemi sërish”, - thekson 34-vjeçari.

Teksa po mjel lopët me makineritë e reja, krah Zefit është edhe vajza e tij e madhe, Klea. 9 vjeçarja thotë se i pëlqen shumë që të lexojë dhe ka dëshirë që kur të rritet të bëhet infermiere.

Projekti i financuar nga UNDP Albania dhe që zbatohet nga World Vision Albania në bashkinë Krujë, iu vjen në ndihmë 115 familjeve të prekura nga pandemia dhe tërmeti.

Përfituesit po mbështeten me paketa ushqimore dhe higjienike, inpute bujqësore dhe blegtorale, si dhe trajnime e këshillim psikologjik se si të përballojnë më mirë situatat emergjente në të ardhmen.

Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.

Tungjatjeta.al

 
Jasmina
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Donaldi
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Gabriela
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni