Shkëmbim eksperiencash mes tre bashkive për riintegrimin e të kthyerve nga emigracioni

1

Shkëmbejmë eksperiencat, ndajmë sfidat dhe mësojmë nga praktikat e mira ndërmjet bashkive për riintegrimin e të rikthyerve nga emigracioni.

Përfaqësues të Bashkisë Korçë dhe Maliq, të angazhuar me projektin RE-IN-VEST, janë mirëpritur nga nënkryetari i bashkisë Kurbin dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë në një takim 2 ditor. Ata kanë ndarë së bashku praktikat më të mira dhe nevojat për mbështetje dhe bashkëpunim me World Vision Albania, për riintegrimin e të rikthyerve në bashkitë e tyre.

Ditën e parë, Bashkia e Kurbinit si pritëse e takimit i njohu përfaqësuesit e ardhur nga bashkitë Korçë dhe Maliq me situatën e të rikthyerve në zonën e tyre, shërbimet që ofrojnë për ta dhe nevojat e të rikthyerve në komunitetin e tyre.

Ditën e dytë të takimit i pranishëm ishte edhe Z. Luan Dervishej, këshilltar për Migracionin dhe Riintegrimin pranë Dimak Albania, partneri ynë mbështesës për projektin RE-IN-VEST i cili ndau mbështetjen që Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Albania ofron për familjet e rikthyera në 10 bashki në vendin tonë nëpërmjet partnereve World Vision Albania dhe Diakonia Agapes.