English below – 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas, në zonat rulare dhe qytet, tashmë do të kenë mundësi të marrin shërbime të integruara për nevojat që ata kanë në disa plane, përmes njësisë lëvizëse të specialistëve në shtëpi, përmes njësisë së dytë të specialistëve në qendrën komunitare, përmes profesionistëve (mësues ndihmës, punonjës socialë, mësues lëndorë e psikologë të trajnuar në shkolla), si dhe përmes përfshirjes në aktivitete sociale të udhëhequr nga të rinjtë .
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka akorduar World Vision Albania si drejtues në zbatim dhe bashkisë Prrenjas si bashkëzbatues, një projekt 28 mujor: “Qendër Komunitare ndaj aftësisë së kufizuar”.
Projekti i financuar nga BE është hartuar si një ndërhyrje disaplanëshe me objektiv të përgjithshëm: Fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas u jepet mundësia për të realizuar potencialin e tyre të plotë.
***