Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green Light Project”. Aktualisht po punohet për rikonstruksionin e godinës, e cila do të shndërrohet në një hapësirë me të gjitha kushtet, ku 62 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara do të mund të marrin shërbime të specializuara në fizioterapi, logopedi dhe terapi zhvillimi.
Përmes projektit do të mbështeten edhe prindërit e fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara, me trajnime dhe aktivitete për të gjeneruar më shumë të ardhura për familjen.
Gjithashtu, 60 stafe mjekësore dhe punonjës të shërbimit psiko-social do të trajnohen për fazat e zhvillimit të fëmijëve, punën me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe teknikat që duhet të vihen në zbatim.
“Kia Green Light Project” financohet nga Kia, me mbështetjen e World Vision Korea, dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd .