Shekulli – Historia e veçantë e Anxhelinës, vajza që sfidoi mentalitetin në Shqipëri

anxhelika_tropojski-666x365

Anxhelina, një vajzë nga komuniteti egjiptian, ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një premtim mamasë së saj. Jeta e tyre, me një baba të alkoolizuar s’ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ata kanë sfiduar mentalitetin e egër dhe kanë dalë mbi paragjykimet, duke i mbijetuar situatave që në të shumtën e rasteve s’kanë qenë në favor të tyre. E ëma e saj thotë se dy vajzat e mëdha nuk arriti t’i shkollonte, por Anxhelinën dhe vajzën tjetër ajo dëshiron t’i shkollojë që ato të bëhen dikushi në jetë, t’i shërbejnë vendit dhe familjes që do të krijojnë.

http://shekulli.com.al/historia-e-vecante-e-anxhelines-vajza-qe-sfidoi-mentalitetin-ne-shqiperi/