Sektori Privat

Një aspekt i rëndësishëm i punës së World Vision Albania është krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me subjekte të sektorit privat, duke përfshirë korporatat, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që duan të sjellin një ndryshim pozitiv në jetën e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë në Shqipëri. Janë dhjetëra biznese të cilat kanë kontribuuar për programe sociale të World Vision në Shqipëri të tilla si: Balfin Group, Jumbo, Spar, OTP Bank, Fashion Group Albania, ABI Bank, TIA, Alpha Bank, Vodafone, Big Market, Kredo.al, Tring Tv, Albarent, Bee Kids etj. Një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe organizatat e diasporës, të tilla si: Global Albanians Foundation, Anglo-Albanian Association, DEA, Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Stuttgart dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Mbështetja e siguruar falë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat ka kontribuar në një sërë kauzash duke përfshirë: terapinë për fëmijët me aftësi të kufizuara të programit “Tungjatjeta…Jetë”, përgjigjen ndaj emergjencave të tërmetit të 2019-ës dhe Covid-19, mbështetjen e të rinjve, fermerëve, sensibilizimin për mbrojtjen e fëmijëve etj.