100 shtetas shqiptar azilkërkues në Francë dhe Gjermani janë riatdhesuar gjatë dy operacioneve të para të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e brendshme, e cila u ka bërë apel shtetasve shqiptarë që të mos aplikojnë për azil të paligjshëm në vende e Bashkimit Europian. Ajo ka shtuar më tej se vendet e bllokut kanë nisur të aplikojnë dispozita ligjore më të ashpra ndaj azilkërkuesve shqiptarë, veçanërisht Gjermania dhe Franca.