Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë hap fazën e parë të aplikimeve për programet e nxitjes së punësimit. Janë tetë programe të ndara sipas kategorive të veçanta si: Programi i nxitjes së punësimit të femrave nga grupet e veçanta, punësimi i punëkërkuesve të papunë në vështirësi, të papunë të rinj që kanë fituar statusin e jetimit, programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuar.