Mbyllja e basteve sportive dhe e lojërave të fatit që po diskutohet në Kuvend pritet të ketë si impakt mbetjen pa punë të rreth 7200-7400 personave. Shifra u bë publike nga vetë ministri I Financave gjatë diskutimit të nismës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ahmetaj tha se ata mund të bëhen pjesë e programeve të qeverisë për punësimin. “Janë bërë trajnime profesionale e teknike për 10 mijë të papunë këtë vit. Vitin tjetër financojmë dyfishin, deri në 20 mijë”. Sipas tij ka shumë programe, qoftë punësimi apo sociale.