Një nga hallkat e sistemit shëndetësor në vendin tonë që ka njohur progres nga viti në vit është vaksinimi. Edhe pse sipas treguesve të vetë Institutit të Shëndetit Publik mbulimi i vaksinimit në terren është në nivelet më ta larta duke iu referuar shifrave që variojnë nga 97.8% në 99.7% për sëmundje nga më të ndryshmet. Vetë specialistët e shëndetit publik janë në “luftë” me prindërit të cilët kanë frikë nga vaksina të caktuara.