Familjet me të ardhur nën 25 mijë lekë në muaj, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët, i paguajnë “më shtrenjtë” faturat e energjisë elektrike, në krahasim me familjet që regjistrojnë të ardhura mbi 50 mijë lekë në muaj. Në këtë përfundim ka arritur studimi “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike”, i cili përfshiu 1539 familje në 5 qarqe të vendit.