Scan Tv – Bujqësia në tre vitet e ardhshëm – Buxheti do të ulet në 9.6 mld lekë, do të vijojë “lufta” për sigurinë ushqimore

Në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas parashikimeve për vitet 2019-2021 buxheti për këtë ministri do të jetë në 9.6 miliardë lekë nga 10.9 miliardë që është aktualisht. Pavarësisht uljes së buxhetit, ministria do të ketë një sërë synimesh. Prioritetet e sektorit për periudhën 2019–2021 lidhen fillimisht me garantimin e sigurisë ushqimore përmes adaptimit të standardeve përkatëse të BE-së. Personat që do të përfitojnë nga mbështetja e shtetit për investime fizike në ferma do të jetë 140 të tillë mesatarisht në një vit. Përfituesit nga skema e investimeve në agropërpunim do të jetë 60 përfitues mesatarisht në vit dhe numri i përfituesve nga skema e diversifikimit në fermë do të jetë 50 përfitues mesatarisht në vit.

http://www.scan-tv.com/bujqesia-ne-tre-vitet-e-ardhshem-buxheti-do-te-ulet-ne-9-6-mld-leke-do-te-vijoje-lufta-per-sigurine-ushqimore/