RTV 21 – Kelmendi: Ka edhe të dyshuar tjerë për rastin e abuzimit në Drenas

kelmendi

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, V.V., deklaroi se për të njëjtin rast dyshohen edhe persona të tjerë. Ajo u përgjigj se nuk mund të flas në këtë fazë të hetimeve, por bëri të ditur se ka të inkriminuar edhe persona të tjerë të institucioneve të tjera.

http://rtv21.tv/kelmendi-ka-edhe-te-dyshuar-tjere-per-rastin-e-abuzimit-ne-drenas/