Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka thirrur të premten mbledhjen e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, e cila shqyrtoi raportin “Mbi gjendjen e pashtetësisë në Shqipëri”. Ai ju bëri thirrje deputetëve që pjesëmarrja në këtë grup duhet të konsiderohet jo vetëm një përgjegjësi dhe angazhim njerëzor, shoqëror dhe moral, por një detyrë e mirëfilltë politike dhe institucionale, për të cilën duhet të punuar më shumë. Për rregjistrimin e fëmijëve, ai bëri thirrje se duhet të jemi gjithmonë në alarm. “Në rastin e Shqipërisë ky problem haset kryesisht në fëmijët e lindur në emigracion, të lindur jashtë martese, të lindur nga prindër të parregullt ose të paregjistruar, në fëmijët Romë dhe Egjiptianë, por edhe të huaj, që kanë vështirësi të regjistrohen në gjendjen civile apo të pajisen me dokumente.”
https://www.rtsh.al/lajme/ruci-gjendja-e-pashtetesise-se-femijeve-ne-alarm/