Një foshnje 4 muajshe ka humbur jetën dy ditë më parë në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e fruthit. Burime të brendëshme pranë QSUT thone se vajza nga Manza e Durrësit pësoi përkeqësim të shëndetit pasi u prek nga fruthi duke kaluar më pas në pneumoni masive, komplikacion ky që, me gjithë ndihmën e mjekëve pediater në terapinë intenisve, nuk mundi ti mbijetonte.