RTSH – Burgimi i të miturve, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Bashkinë Kukës

Të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin edhe në qytetin e Kukësit do të angazhohen në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së këtij qyteti. Pas kësaj marëveshje, Kukësi bëhet qyteti i katërt pas Tiranës, Korçës e Durrësit që vendos të zbatojë në praktikë Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, duke shmangur nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin.

https://www.rtsh.al/lajme/burgimi-i-te-miturve-ministria-e-drejtesise-marreveshje-me-bashkine-kukes/